Kategoria Superiore

Jorgo Meksi: Barazimi na kënaq pjesërisht, kemi nevojë për përforcime

Lojtari i ndeshjen në Skënderbeu-Laçi 0-0, u përzgjodh Jorgo Meksi, një nga futbollistët me më shumë përvojë në ekipin korcar. Barazimi për 28-vjeçarin është i pranueshëm.

“Të them të drejtën, barazimi munë të konsiderohet pozitiv, por donim maksimumin. Krijuam raste, në fund mund të fitonim. Jam pjesërisht i kënaqur.”

Vuajtja në minutat e fundit: “Nuk pashë diçka të tillë. Mund të thuash që vuajmë kur po fitojmë dhe tërhiqemi, por nuk ishte ky rasti.”

Merkatoja:  “Nuk mund të fals për merkaton, e dinë drejtuesit dhe trajneri. Duam lojtarë që të kemi konkurrencë në stërvitje, pasi motivohem më shumë. Përforcimet janë të nevojshme në cdo repart.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency