Kategoria Superiore

Josa: Më pëlqeu mentaliteti i djemve, fituam pa vuajtje

Laçi mposhti 0-1 Dinamon në “Elbasan Arena”, që ishte suksesi i katërt radhazi në Abissnet Superiore. Trajneri i bardhezinjve, Mirel Josa analizoi fitoren e sotme për “Gol pas Goli”Supersport, duke vlerësuar mentalitetin e ekipit të tij, që ia doli të merrte një triumf pa vuajtje.

Jam i kënaqur, jam i kënaqur me gjendjen që ruajtën lojtarët pas 120 minutave që luajtëm në Kupë, nga mënyra se si luftuan dhe si tentuan të mbyllnin hapësirat. Patëm një pesë minutësh në fillim që nuk ishim në lartësinë e duhur. Gjithsesi, skuadra ishte mjaft e përqendruar dhe me dëshirë për të fituar ndeshjen.

Mentaliteti fitues? Ne nuk vuajtëm sot. Dinamo u mundua të krijonte në gjysmëfushën tonë, por ne i ruajtëm lojtarët e tyre dhe bllokuam kombinimet e Ibraimit me Chinedu. Jam shumë i kënaqur me mënyrën se si e ruajtëm këtë rezultat. Nuk rrezikuam shumë. Dinamo pati dy gjuajtje nga jashtë zone, por ndodh. Duhet të respektojmë edhe kundërshtarët, Dinamo ka ekip me cilësi.

Skuadra ka nevojë për 20-22 lojtarë, aq sa ka. Prurjet e reja mund të hyjnë në rrjedhën dhe mentalitetin e skuadrës, por do pak kohë. Lojtarët që i kam pasur këtu dhe kanë filluar të luajnë tani, ma kanë treguar se janë të gatshëm të luajnë.

Nuk mund të qajmë problemin e Lushkjes, ai pastë suksese atje, por lojtarët e tjerë janë shumë të impenjuar. Shoh besimin që lojtarët e tjerë i japin atyre që futen në formacion. Ndeshjet do të bëhen më të serta, por jam i kënaqur me mentalitetin e lojtarëve.

Ne duhet të shkonim përpara me besim më tepër në fund. Jo vetëm në pasin e fundit, por edhe në shoqërimin e rasteve që u krijuan, Guindo nuk mund të bëjë gjithçka. Por në 10 minutat e fundit racionalizuam forcat, pasi luajtëm 120 minuta në mesjavë”, deklaroi Josa.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency