Josa: Meritonim fitoren, dy ndeshjet e fundit pengjet e mia. Trysni? Jo, problemi ynë një tjetër
Laçi luajti shumë mirë, dominoi Kastriotin, por mori vetëm një pikë pas barazimit 1-1, sfidë rreth së cilës foli trajneri Mirel Josa në “Gol pas Goli” në Supersport. Trajneri theksoi se djemtë e tij meritonin fitoren, teksa problemi i Laçit lidhet me qartësinë përpara portës kundërshtare.
“Më vjen keq që nuk morëm pikët e plota. Vetëm 5 minutat e para ishin të ekuilibruara, sepse donim të përshtateshim me terrenin, që gjithsesi ishte më i mirë sesa e mendoja. Skuadra luajti futboll, mundi të krijojë, por pas golit të parë duhet të ishim shumë më këmbëngulës, sidomos në krahë. Më e keqja është pastaj që një skuadër që të vjen dy herë në portë në pjesën e dytë, dhe të shënon gol. Kjo është ajo që më mërzit…
Mund të ishte i evitueshëm goli. Normal që kritika kam, i kam me lojtarët. Akoma nuk jemi kthjellësuar të diskutojmë problemet e ndeshjes, por humbëm dy pikë duke llogaritur ndeshjen që luajtëm.
Mungesat? Jam në vështirësi. Doja ta freskoja më tepër skuadrën sot, ndeshjet kanë qenë të ngjeshura, por këta lojtarë kemi dhe me këta lojtarë do të vazhdojmë.
Nuk është problem trysnie, kemi fituar ndeshje që mund të shkonin drejt barazimit. E sotmja, qoftë edhe në ndeshja me Egnatian, janë dy ndeshjet që kam merak. Duhet t’i kishim marrë, sepse kemi luajtur mirë, por është problem qartësie, sidomos në 20 metrat e fundit”, deklaroi Josa.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



