Kategoria Superiore

Josa: Nuk prisja “dhurata”, më intereson vetëm Vllaznia ime. Finalja? Zero presion!

Mirel Josa arriti fitoren e dytë si trajner i Vllaznisë në aventurën e tij të tretë në Shkodër. Kuqeblutë fituan 1-3 përballë Kastriotit, por e mbyllën kampionatin në vend të pestë.

Trajneri nga kryeqyteti foli pas ndeshjes për Supersport, aty ku u ndal edhe te finalja e Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit, e programuar të luhet më 31 maj.

Nuk më ka interesuar fare të shoh ndeshjet e tjera. Ne vareshim nga ndeshjet e tjera, por më intereson skuadra ime Dua që të shkojmë sa më të konsoliduar, mendërisht, fizikisht dhe taktikisht në finalen e Kupës. Kurrë nuk kam pritur gjë nga skuadrat e tjera. Më intereson fitimi i ndeshjes. Ka probleme për t’u zgjidhur.

Finalja? Kupa do të luhet si një ndeshje futbolli, të fitojë më i miri. Nuk ka fare presion, çfarë presioni mund të ketë? Ne dhe Laçi do të luajmë për të fituar Kupën.

Ekipi? Nuk mendoj për sezonin e ardhshëm, dua që këta lojtarë të jenë në gjendje sa më të mirë. Kemi edhe një betejë tjetër”, deklaroi trajneri i skuadrës shkodrane.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency