Josa: Urime Dritës, e meritoi titullin kampion
Mirel Josa nuk gjen alibi për të justifikuar pamundësinë për të mundur Dritën në këtë finale të kampionatit. Trajneri nga Tirana e pranoi se skuadra nga Gjilani e administroi më mirë ndeshjen, duke shfrytëzuar nervozizmin e lojtarëve të Prishtinës.
E pata thënë edhe para ndeshjes, duhet të ishim të qetë dhe ta kishim lojën në kontroll. E dimë cilësinë e Dritës, qoftë të qendërsulmuesit qoftë në krah, nuk duhet të shkonim me mendimin se duhet ta mbyllnim që në pjesën e parë. Lojtarët e mi u shqetësuan shumë dhe nuk e ruajtën gjakftohtësisë. Na u prishën ekulibrat me ndëshkimin e Currit. Bëmë ndërrimet e duhura dhe lojtarët që mbetën në fushë e bënë punën mirë, por morali ra nga minuti në minut, pastaj erdhi ndëshkimi i Dallkut.
Përveç humbjes së titullit, Josa “qan” mungesën e tre lojtarëve kryesorë të skuadrës në finalen e Kupës.
Do të shkojmë në finalen e Digitaltb Kupës pa tre lojtarët. Drita e meritoi, e administroi më mirë lojën. Gabimin e kemi bërë që me Vëllaznimin e Gjakovës. Nuk duhet të merrem me arbitrat, por mendoj se kryesori duhej të jepte një karton të verdhë për Shabanin dhe mund të ekulibroheshin forcat në fushë më vonë.



