Premier League

“Ju dua të gjithëve”, mesfushori i Brazilit rinovon me klubin anglez

Aston Villa ka firmosur kontratën e re me Douglas Luiz. Klubi nga Birmingemi bleu mesfushorin shkatërrues nga Manchester City për 17 milionë euro në vitin 2019.

24-vjeçari, i cili numëron 9 ndeshje me kombëtaren e Brazilit, u kërkua me ngulm nga Arsenali në merkaton e verës, por drejtuesit e Aston Villa nuk e shitën.

Luiz ka zgjatur bashkëpunimin me 5 vite të tjera me klubin anglez, teksa pas firmës mbi kontratën e re deklaroi: “Jam shumë i lumtur. E dashuroj këtë klub.

I dua njerëzit që punojnë këtu, stafin dhe shokët e skuadrës. Aston Villa më hapi dyert e Premier League. Dua që tifozët ta kenë të qartë që ndihem i lumtur këtu dhe e dua klubin”, deklaroi lojtari brazilian.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency