Angli

Ju kujtohet “mallkimi” i numrit 9 te Chelsea, a do e “thyejë” dot Aubameyang?

Pierre-Emerick Aubameyang është zyrtarisht lojtar i Chelsea-t. Gabonezi është rikthyer në Premier League, dhe për të do të jetë eksperienca e dyë në Angli, pasi më parë ka qenë pjesë e Arsenal.

Sulmuesi gjithashtu ka zgjedhur dhe numrin që do të mbajë në fanellë. Aubameyang do të jetë numri nëntë i ri i Chelsea-t. Ish-lojtari i Arsenal do të shpresojë që të bëjë më të mirën me fanellën e bluve të Londrës dhe gjithashtu me një numër që është i mallkuar në sezonet e fundit për Chelsea-n.

Lojtarët e fundit që e kanë mbajtur këtë numër janë, Romelu Lukaku, Gonzalo Higain, Alvaro Morata, Radamel Falcao, Fernando Torres.

Lukaku është lojtari i fundit që e ka mbajtur atë numër. Gjithsej në Premier League ai bëri 26 paraqitje dhe shënoi vetëm gjashtë gola. Argjentinasi Higuain ishte sulmuesi tjetër që dështoi në aventurën e tij në Premier League me Chelsea, me 34-vjeçarin që e mbylli me vetëm pesë gola.

Radamel Falcao bëri vetëm dhjetë ndeshje me fanllën e Chelsea-t dhe shënoi vetëm një gol, ndërsa Fernando Torres luajti për tre sezone në Stamford bridge dhe gjithsej në Premier League shënoi 20 gola.

I radhës që do ta mbajë fanellën me numrin nëntë për Chelsea është një 33-vjeçar që ka shkëlqyer më parë me fanellën e “topçinjve”, por a do ta thyej mallkimin e numrin nëntë te “blutë e londrës” kjo mbetet për t’u parë.

Jo vetëm faji i Lukakut, mallkimi i numrit 9 te Chelseat nis nga viti 2004/ Vetëm 1 përjashtim

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency