Julian Brandt mohon zërat për një largim të mundshëm nga “Aspirinat”
Sulmuesi i Bayer Leverkusen, Julian Brandt ka hedhur poshtë zërat që flasin për një largim të tij në përfundim të këtij sezoni.
Për 22-vjeçarin, i cili konsiderohet si një nga lojtarët më të talentuar gjermanë, kanë shprehur interes gjigantët spanjollë të Realit dhe Atletico Madridit, por vetë lojtari nuk ka dashur të komentojë zëra të tillë, duke theksuar se asgjë nuk është e vërtetë dhe se nuk po mendon një largim nga “Aspirinat”.
Brandt ka një kontratë me skuadrën nga Leverkusen deri në qershor 2021, ndërkohë që më parë edhe Borussia Dortmund ka shfaqur interes për të.



