Kategoria Superiore

Julian Shehi: Barazim i kënaqshëm, kemi mundësi për mbijetesën

Julian Shehu u vlerësua si më i miri në sfidën mes Kastriotit dhe Laçit. Në “Gol pas goli” ai deklaroi:

“Jam mjaft i kënaqur me golin që shënova dhe pikën e ekipit. Pjesa e parë ishte e përgjumur, por në pjesën e dytë ishim mirë. Barazimi ishte i kënaqshëm.”

Mendoni se mund të mbijetoni?

Pa dyshim që kemi mundësi. Kemi shumë ndeshje deri në fund të kampionatit. Besoj që kemi shumë mundësi, por do të shohim deri në fund.

Pas goditjeve standarde, pësoni gola që mund të evitohen…

Me Partizanin pësuam gol nga topi i dytë. Janë disa momente për shkak të shpërqendrimit të disa lojtarëve. Do mundohemi t’i evitojmë këto gabime dhe të bëjmë më mirë.

Çfarë ju pengoi të luanit me topin poshtë?

Nuk na lejoi as era. Duhet të ishim më vigjilentë dhe të kishim dhënë më shumë topa te sulmuesit, pasi janë të shpejtë në lojën e para.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency