Futboll

Video/ Bardhi në formë, i dhuron fitoren Tuzlasporit. Gol dhe asiste për Topallin e Ethemin

Jurgen Bardhi ka gjetur golin e radhës në divizionin e dytë të futbollit turk. 24-vjeçari la Partizanin në verë dhe u transferua te Tuzlaspor, që fitoi 0-1 në transfertë kundër Genclerbirligi.

Mesfushori ofensiv zhbllokoi takimin në minutën e 38-të, duke i dhuruar tre pikë fantastike skuadrës së tij. Kundërsulm i shpejtë i miqve dhe finalizim i Bardhit, i cili gjeti golin e tretë sezonal në 1.Lig.

Lojtari nga Fushë Kruja ka firmosur deri në 2023 dhe është përshtatur shumë mirë tek ekipi i Tuzlaspor.

Festojn edhe Jurgen Topalli e Valon Ethemi në divizionin e dytë të futbollit turk. 23-vjeçari dardan (3 ndeshje me Kosovën) shënoi golin e tretë në suksesin 2-4 të Istanbulspor në fushën e Bursaspor, duke u ngjitur në shifrat e tre golave sezonalë dhe po kaq asisteve.

Protagonist pozitiv edhe Valon Ethemi, ish-lojtari i Kukësit, i cili dhuroi dy asiste në fitoren me “poker” të Istanbulsporit, duke u ngjitur në kuotën e pesë asisteve sezonalë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency