Premier League

Jurgen Klopp braktis stërvitjen, përfundon në spital!

Trajnerit të Liverpoolit, për shkak të disa problemeve shëndetësore, i është dashur t’u drejtohet dyerve të spitalit, duke e detyruar 50-vjecarin të braktisë seancën stërvitore të ditës së mërkurë. Lajmin e kanë bërë të ditur drejtuesit e “The Reds”, të cilët, përmes një komunikate publike, bënë me dije se momentalisht gjendja shëndëtesore e gjermanit është e stabilizuar dhe se është jashtë cdo lloj rreziku. Sidoqoftë, në komunikatë shkruhet se, për të qenë të sigurt, Klopp do te kryejë ekzaminime më të detajuara, për të kuptuar se cfarë ka ndodhur. Ndërkohë, drejtuesit e Liverpoolit u bëjnë thirrje mediave të respektojnë privatesinë e familjes së teknikut në këto momente.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency