Juriç “djeg” mesfushorin serb: Nuk do të jetë më kapiten i ekipit
Ambienti te Torino u trondit pak para ndeshjes ndaj Monzës në startin e kampionatit, pasi trajneri Juric bëri një sherr me kapitenin Lukiç, megjithatë skuadra “granata” ia doli të marrë tre pikët në Brianza dhe situata duket se është qetësuar.
Mesfushori serb është grumbulluar për sfidën e radhës në Torinos, ajo e të shtunës ndaj Lazios, ndërsa trajneri Juriç ka deklaruar se shiriti i kapitenit nuk do të qëndrojë më në krahun e tij.
“Lukiç ka kërkuar falje para ekipit dhe drejtuesve, ndaj për momentin mund t’u them se mbetet me ne. Është pjesë e skuadrës, por nuk do të jetë më kapiten i Torinos. Sa i përket merkatos, duhet të flisni me drejtuesit”, u shpreh Juriç.



