Futboll

Juve, Allegri: Bonucci bëri zgjedhjen e tij

Në ditën e 50-vjetorit të tij, Massimiliano Allegri flet për shumë tema nga largimi i Leonardo Bonuccit e deri tek 2 finalet e humbura në Champions League ndaj Barcelonës dhe Realit të Madridit. Kalimi i një lojtari ikonë si Bonucci nga bardhezinjtë te Milani në këtë merkato ka zhgënjyer jo pak tifozët e kampionëve të Italisë, por Allegri thekson se nuk ka asnjë faj për largimin e mbrojtësit 30-vjecar.

“Më vjen shumë keq që ai vendosi të largohet sepse Leo do të ishte kapiteni i ri i Juventusit, një njeri simbol që do tu transmetonte në dhomat e zhveshjes shokëve të skuadrës, ADN e tij bardhezi. Megjithatë Bonucci bëri zgjedhjen e tij dhe për këtë nuk ka faj askush. As ai as klubi dhe aq më pak trajneri”.

Të Dielën Juventusi luan trofeun e parë sezonal pasi do të sfidojë Lazion në Superkupën e Italisë. Por edhe pse bëhet fjalë për një kompeticion të rëndësishëm vështrimi i Allegrit shkon akoma më larg.

” Cilën finale të Championsit do të doja të riluaja? Dua të luaj në Kiev vitin e ardhshëm. Por për ta arritur një mision të tillë duhet të rinisim gjithcka nga ajo finale e humbur ndaj Realit në Cardiff. Duhet të kemi dëshirë dhe besim se mund tia dalim pasi nëse arrimë sërish në një finale Championsi kjo mund të jetë e treta e vërteta për ne dhe mund ta fitojmë. Titulli i 7-t rradhazi në Itali? Dua të them vetëm që 7-ta është një numër i bukur. Lojtarët që kam aktualisht në skuadër kanë Adn fituese ndërsa edhe prurjet e tjera te Juventusi kanë ditur gjithmonë që shpalosin vlerat e tyre, kështu që unë besoj te fitimi i një tjetër Scudeto-je”.

Në fund një vlerësim edhe për kapitenin dhe portierin Gianluiggi Buffon. “Pa i hequr meritat askujt, Giggi është një futbollist i ndryshëm nga të tjerët. Është kështu dhe pikë. Mendoj se ai do të ketë një ardhme të madhe si drejtues te Juventusi”, deklaroi Massimiliano Allegri.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency