Merkato

Juve dhe Roma arrijnë marrëveshjen për një shkëmbim në mbrojtje

Data 30 qershor po afron dhe Roma është njëra prej skuadrave që duhet të rregullojë bilancet, për të shmangur ndëshkimet nga Fair Play Financiar i UEFA-s.

Drejtuesit e klubit verdhekuq, së fundi kanë hapur negociatat me Juventusin, për të realizuar një shkëmbim mes mbrojtësve Spinazzola dhe Luca Pellegrini.

I pari iu bashkua Juventusit verën e kaluar dhe gjeti hapësirë pas muajit janar, por nuk shihet si titullar nga Sarri, ndaj do të pëlqente një kalim në kryeqytet, ku mund të shndërrohet në një lider në formacionin e Fonsecës.

Nga ana tjetër, Pellegrini është një djalosh me shumë perspektivë, që është rritur te moshat e Romës dhe ka pas krahëve një menaxher si Mino Raiola. Juventusi është gati të “vërë bast” mbi të ardhmen e Pellegrinit, që pritet të niset si zëvendësues i Alex Sandros, për të fituar terren gradualisht.

Sipas mediave italiane, negociatat janë në një fazë të avancuar tashmë, pasi klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët mes tyre dhe tani po diskutohet me futbollistët dhe menaxherët përkatës, para se të shkojmë te zyrtarizimi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency