Juve-Inter, derbi edhe për Romagnolin e Milanit
Në pritje të vendimit përfundimtar dhe zyrtar të UEFA-s për “Voluntary Agreement”, në shtëpinë e Milanit por flitet shumë edhe për lojtarët që do të largohen gjatë verës. Emri i parë në listë, në rast nevoje për të përfituar para, është mbrojtësi Alessio Romagnoli. Interesi i Juventusit për 22-vjeçarin nuk është më një mister, por gjatë këryre ditëve në garë për mbrojtësin është futur edhe Interi. Sipas mediave italiane, zikaltrit janë të interesuar për një futbollist të ri dhe të talentuar si Romagnoli, i cili do t’i zgjidhte shumë punë në prapavijë skuadrës së Spallettit.



