Serie A

Juve mposht bindshëm Sampdorian, prek titullin e 7 radhazi

Kur kanë mbetur edhe 6 javë nga fundi i kampionatit italain, Juventusi vijon marshimin drejt titullit të 7 radhazi. Bardhezinjtë mposhtën në shtëpi Sampdorian, me rezultatin e thellë 3-0, duke harruar eliminimin e hidhur në Madrid dhe çuar në 6 pikë diferencën me Napolin ndjekës në kampionat.

Mario Mandzukiç hapi serinë e golave në minutën e 45-të, ndërsa në pjesën e dytë shënuan dy gjermanët Howedes dhe Khedira, që vulosën suksesin e bardhezinjve.
Nga ana tjetër, Sampdoria bëri shumë pak për të ndalur skuadrën e Allegrit, por edhe për të përfituar nga hapi fals i rivalëve për një vend në Europa League.

Të mërkurën Juventusi do të luajë në transfertë ndaj Crotones, ndërsa të dielën e ardhshme do të presë Napolin në ‘Allianz Stadium’, sfidë që pritet të jetë vendimtare për titullin kampion të Serisë A.

Napoli zhgënjen ndaj Milanit, komplikon rrugën drejt titullit

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency