Serie A

Juve rimerr kreun, VAR-i gabon sërish

Juventusi ia doli me sukses në transfertën me Fiorentinën,. Ku regjistroi triumfin 0-2, që e riktheu përkohësisht në vendin e parë. Bardhezinjtë arritën të shënojnë 2 herë në 45-minutëshin e dytë, me anë të Bernardeschit dhe Higuainit, duke çuar në shtëpi 3 pikët. Fiorentina ishte skuadra që dominoi takimin dhe meritoi shumë më tepër, por bardhezinjtë u treguan të zotët, për të gjetur momentin e duhur të goditjes.

Protagonist në këtë takim u bë sërish edhe gjyqtari, që fillimisht vërshëlleu një 11-metërsh për Fiorentinën, pasi Chiellini ndali topin me dorë në pjesën e parë, por pasi u konsultua me VAR-in, vendosi anulimin e saj, për një pozicion jashtë loje në nisje të aksionit. Gjithsesi, ripërsëritja tregoi se nuk kishim të bënim me pozicion jashtë loje dhe se penalltia duhej lënë të ekzekutohej.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency