Champions League

Juventus-Atletico, momenti i së vërtetës për Ronaldon

Erdhi momenti i verdiktit të madh për Juventusin, pritjes 3-javori po i vjen fundi. Sontë në “Allianz Stadium” të Torinos do të zbresin në fushë Juventusi dhe Atletico e Madridit, për aktin e dytë të 1/8-ave të Champions League. Në “Wanda Metropolitano” bardhezinjtë u mposhtën 2-0 pa treguar asnjë nga potenciali i tyre e tashmë duhet të arrijnë një përmbysje të madhe për të vijuar më tej në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Massimiliano Allgeri është shfaqur plot besim në konferencën për shtyp në prag të kësaj përballjeje, por përballë bardhezinjve nuk është një skuadër dosido. Bëhet fjalë për ekipin e drejtuar nga Diego Pablo Simeone, që si armën më të fortë ka aftësinë për të vuajtur dhe qëndruar i palëkundur deri në ezaurim të plotë.

Të gjithë “projektorët” do të jenë fokusuar  te Cristiano Ronaldo, i afruar në verë me një goditje të befasishme pikërisht për të fituar Championsin. Deri tani, portugezi ka mundur të shënojë vetëm një gol të Champions, por historia e tij tregon se di të marrë përgjegjësitë në ndeshjet vendimtare. Duhet marrë në konsideratë edhe fakti që CR7 ka një lidhje të veçantë me Alteticon, pasi u ka shënuar plot 22 herë në karrierë “Los Colchoneros”.

Sfida tjetër e mbrëmjes do të luhet në “Etihad Stadium” mes Manchester City-t dhe Schalkes. Rezultati i ndeshjes së parë (skuadra e Guardiolës fitoi me përmbysje 2-3 në Gjermani) jep pak shpresë se mund të ndodhë ndonjë surprizë. Diferencat në cilësi janë të ndjeshme e para publikut vendas, Citizens pritet ta kenë të lehtë administrimin e epërsisë së sfidës së parë, pse jo duke arritur një fitore të thellë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency