Futboll

Juventus bën gati kontratën për Pogba, mungon vetëm firma

Paul Pogba është shumë afër rikthimit te Juventus.

Francezi duket se ka vendosur për të ardhmen e tij dhe do të rikthehet në Torino pas 6 sezonesh të kaluara në Manchester.

Për ta përforcuar akoma edhe më shumë këtë lëvizjë, nga Italia bëhet e ditur se drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë gati gjithçka. Bëhet fjalë për kontratë nga e cila mesfushori francez do të përfitojë 8 milionë euro (neto) plus bonuset në sezon, ndërsa në Torino e presin rikthimin e tij, ditët në vijim, pasi zyrtarizimi mund të ndodh shumë shpejtë.

Pogba ishte pjesë e Juventus në sezonet 2012-2016, me mesfushorin i cili u largua drejt Manchester United për gjashtë sezone radhazi. Juventus nuk ishte i vetëm në këtë garë, pasi edhe PSG kishte shprehur hapur dëshirën për mesfushorin, por 29-vjeçari mesa duket e ka bërë zgjedhjen e tij përfundimtare.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency