Merkato

Juventus dhe Lazio plan të përbashkët për merkaton, gati shkëmbimi i mesfushorëve

Arthur Melo nuk ia ka dalë për asnjë moment të bindë në radhët e Juventus, teksa mesfushori nuk ka shfaqur klasin si në kohën kur aktivizohej me Barcelonën. Dëmtimet janë një prej arsyeve pse braziliani nuk ka shkëlqyer, mirëpo edhe fakti se loja e bardhezinjve nuk i përshtatet aspak karakteristikave të tij.

Për trajnerin Massimiliano Allegri, Arthur nuk është një nga ata lojtarët e domosdoshëm, ndërsa ka dhënë miratimin e tij për ta lënë të largohet në merkaton e janarit. Në këtë formë, drejtuesit e bardhezinjve duket se kanë gjetur një zgjidhje të favorshme, teksa kanë nisur kontaktet me Lazion për një shkëmbim të mundshëm mes Arthur dhe Luis Alberto. Ky i fundit nuk është në planet e trajnerit Maurizio Sarri, ndërsa ka pasur edhe kontradiktat e tij me shoqërinë kryeqytetase.

Ndaj, pjesa e shkëmbimit duket se është e favorshme për të dyja klubet. Por, ajo që e mban peng këtë shkëmbim për momentin është fakti se Juventus e vlerëson kartonin e Arthur 60 milionë euro, ndërsa nga ana tjetër, Luis Alberto vlerësohet me 40 milionë euro. Gjithsesi, Lazio është duke këmbëngulur për një shkëmbim kokë më kokë, teksa tratativat pritet të avancojnë në ditët në vazhdim.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency