Juventus dhe Napoli ndalen në barazim, buzëqeshin skuadrat e Milanos!
Juventusi dhe Napoli ndanë pikët në supersfidën e javës së 20-të të Serie A. Në Allianz Stadium pavarsisht fillimit të mirë të skuadrës së Allegrit, ishin napoletanët ata që kaluan të parët në avantazh me belgun Dries Mertens që mposhti polakun Scszesny në minutën e 23-të. Juventusi tentoi të reagonte dhe golin e gjeti në fillimin e pjesës së dytë me lojtarin më aktiv në fushë Federico Chiesan në fillimin e pjesës së dytë, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund, por që i shkoi më shumë përshtat Napolit në garën për një vend në Champions League.



