Juventus dhe Pogba më pranë se kurrë, një takim larg zyrtarizimit
Pogba është vetëm një hap larg rikthimit te Juventusi. Është pikërisht ai goditja e madhe e bardhezinjve për të nisur ringritjen. Një lidhje që nuk është zvenitur ajo mes francezit dhe klubit italian pas lamtumirës në 2016.
Mediat italiane e japin transferimin të kryer duke theksuar se mbeten për t’u përkufizuar vetëm detajet e operacionit. 3 vjet kontratë me pagë 7.5-8 milionë euro në sezon, me hipotezën që të mund të përfshihet edhe opsioni për një vit më tepër.
Deçiziv do të jetë takimi i fundit mes klubit dhe Rafaela Pimenta, avokatja që mbron interesat e Pogba dhe lojtarëve të tjerë nën menaxhimin e Raiolës, pas ndarjes së tij nga jeta.
Konkurentët e mundshëm kanë “hapur krahun”. Reali i Madridit ka vendosur të përqëndrohet te ai që konsiderohet trashëgimtari i Pogba, Aureilien Tchouameni i Monaco, dhe hipoteza PSG është zvenitur, pavarësisht fuqisë ekonomike të parizienëve dhe mbërritjes së mundshme të Zidane në stol.
Pas 6 vjetësh larg Torinos, tani Pogba është gati të përqafojë sërish shokët e tij të vjetër të skuadrës. Në fakt nga sezoni i tij i fundit, të paktë janë ata që kanë mbijetuar dhe disa janë me “valixhe në duar”. I vetmi i sigurt se do të qëndrojë është kapiteni i ri Leonardo Bonuçi, ndërsa për Ruganin, Alex Sandro, Cuadrado dhe Morata, aventura te Juventus mund të jetë drejt fundit.



