Featured

Juventusi ka një plan për t’i rrëmbyer Romës talentin italian, Dybala-Morata “out”

Kanë kaluar tre vjet që kur ish-drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, e vendosi sulmuesin e Romës, Nicolo Zaniolo, si objektiv të merkatos. Emri i talentit italian sot kthehet ne listën e dëshirave të “Zonjës së Vjetër”, pasi fjalët e Tiago Pintos hapën skenarë të rinj.

Që futbollisti i Romës i pëlqen Juventusit, por jo vetëm, nuk është mister, por duke parë krizën e marrëdhënieve me Paulo Dybalan, mund të jetë pikërisht Zaniolo pasuesi i argjentinasit. Me blerjen e mundshme të Zaniolos dhe me Vlahovicin dhe Chiesan në dispozicion, Allegri në njëfarë mënyrë garanton të ardhmen e sulmit. Edhe Morata, pas përfundimit të sezonit, nuk do të ketë më vend në klubin bardhezi.

Arrivabene dhe Cherubini po studiojnë strategjinë për t’ia shkëputur sulmuesin Romës. Një operacion jo i lehtë për faktin se kontrata e sulmuesit italian me verdhekuqtë skadon në vitin 2024.

Mund të jetë thelbësor shitja e një emri të rëndësishëm si De Ligt, që mund t’i interesojë Mourinhos. Ndoshta  largimi i Weston McKennie, mesfushor me nuhatje goli, që u pëlqen shumë drejtuesve të Romës.

Nga pikëpamja ekonomike, dëmtimet e kanë ulur vlerën e kartonit të Zaniolos, që nga 80 milionë disa vite më parë, vlerësohet 40/50 milionë. Paga e tij është 2,6 milionë euro, shumë më pak se e Pellegrinit dhe Abrahamit. Pra, një motiv më shumë që të pranojë ofertën e Juventusit.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency