Merkato

Juventus këmbëngul për Zaniolon, gati oferta “stratosferike” për Romën

“Nëse nuk arrijmë të renditemi në zonën Champions, strategjia e skuadrës do të ndryshojë tërësisht dhe shumë prej nesh do të na duhet të largohemi”, tha Ranieri pas ndeshjes me Spalin.

E nëse Roma vërtetë nuk do t’ia dalë të sigurojë pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, Nicolo Zaniolo do të jetë ndër të parët në listën e futbollistëve që do të largohen nga kryeqyteti italian.

Për mesfushorin, i cili shkëlqeu pikërisht këtë sezon, ka shfaqur një interes të jashtëzakonshëm Juventusi, me Drejtorin Sportiv Fabio Paratici, që është gati t’u ofrojë verdhekuqve plot 60 milionë euro për kartonin e tij.

Për mesfushorin 19-vjeçar kanë shfaqur interes të fortë edhe Reali i Madridit e Manchester City, por favoritë janë pikërisht bardhezinjtë, pasi vetë Zaniolo preferon të mbetet në kampionatin italian, të paktën edhe për 2-3 sezone të tjera, sa të përfundojë periudhën e maturimit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency