Serie A

Juventusi, 10 ndeshje deri në fund të vitit, për të treguar forcën

Juventus mes kampionatit dhe Champions League. Bardhezinjtë duke filluar që nga takimi ndaj Sampdorias e deri në fund të vitit kanë në dispozcion 10 ndeshje të cilat do t’i shërbejnë skuadrës për të kuptuar gjëndjen dhe për të krijuar një identitet. Nëse titulli i shtatë radhazi kampion vazhdon të mbetet një alternative e mundshme në Champions, faza e 1/8  është e garantuar dhe në plan të tretë është Kupa e italisë. Por kush janë pikat e forta të Juventusit të këtij edicioni? Gonzalo Higuan është rikthyer të shënojë. 5 gola në tre ndeshjet e fundit dhe 2 asiste. Argjentinasi me formën e tij ka arritur të shmangë vëmndjen nga bashkombasi i tij, Paulo Dybala i cili nuk po arrin do të shënojë. Lajmi i mirë vjen nga infermeria, mbrojtësi Benedikt Howedes është i gatshëm të nisë aventurën e tij me bardhezinjtë. Ndoshta ndaj Sampdorias gjermani mund të hidhet në fushën e blertë që nga minuta e parë. Tekniku i Juventusit, Masimiliano Allegri për transfertën xhenoveze mund të preferojë të bëjë dhe disa ndryshime në formacion. Claudio Marchisio pas një periudhe të gjatë pause është plotësisht i gatshëm të japë kontributin e tij në mefushë. Fundi i vitit  sjell për bardhzinjtë 10 ndeshje nga ku duhet të merret maksimumi për të nisur fluturimin drejt majës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency