Serie A

Juventusi i përgjigjet Napolit, ndaj Cagliarit vendos Bernardeschi

Juventusi ruajti ritmin e Napolit dhe e ngushtoi sërish në 1 pikë diferencën mes tyre në klasfikimit pasi arriti të mposhte me shumë vuajtje 1-0 Cagliarin brenda në Sardenjë në sfidën që mbyll javën e 20-të të Serisë A. Pas një morie rastesh të krijuara në pjesën e parë ku juventinët shpërdoruan shumë përpara porte ndërsa vendasit u ndalën nga një super Szczeny, ritmi ra disi në fraksionin e dytë. Megjithatë kampionët e Italisë arritën të gjenin golin e fitores me Bernardeschin në të 74-tën pas një asisti perfekt të Douglas Costës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency