Serie A

Ora 21:00, Juventusi pa Ronaldon, çfarë dueli Balotelli-de Ligt

Mesjavë impenjative në elitën e futbollit italian, që luan në tri ditë (e martë, e mërkurë, e enjte) ndeshjet e javës së 5-të. Gjithçka nis këtë të martë me ndeshjen e orës së 19:00, Verona-Udinese, ndërsa në SuperSport do të transmetohet në orën 21:00 Brescia-Juventus.

Për herë të parë në këtë fillim sezoni Maurizio Sarri nuk do të ketë në dispozicion Cristiano Ronaldon, i cili nuk është grumbulluar për shkak të një lodhjeje muskulore. Në vend të CR7 pritet të aktivizohet titullar Paulo Dybala, por nuk përjashtohet mundësia që argjentinasi ta nisë nga stoli dhe në fushë që nga minuta e parë të jetë Bernardeschi përkrah Gonzalo Higuainit.

Për vendasit, më në fund do të luajë titullar Mario Balotelli, i cili do të formojë dyshen e sulmit me Donnarumman. Rekthehen në mesfushë Dessena dhe Ramulo, që vijnë pas pezullimit.

SuperMario kërcënoi bardhezinjtë në një prononcim të fundit, duke u shprehur se ishte në formë optimale, pasi ishte stërvitur si kurrë më parë gjatë 10 viteve të karrierës së tij si futbollist. Do të ketë interesant dueli mes tij dhe holandezit de Ligt, tashmë i blinduar në formacionin titullar pas dëmtimit të Chiellinit.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency