Juventusi realizon blerjen e dytë, merr talentin e Romës!
Pas Aaron Ramsey, i ardhur nga Arsenal me parametra zero, Juventus është gati të zyrtarizojë goditjen e dytë në këtë merkato verore. Kampionët e Italisë kompletuan afrimin e Luca Pellegrinit nga Roma, si pjesë e marrëveshjes së kalimit të Spinazzolas në kryeqytet. 20-vjecari, luajti pjesën e dytë të sezonit të huazuar te Cagliari, ndërkohë që pasi të kryejë vizitat mjekësore me Juventus, ai do të jetë lojtari më i ri I bardhezinjëve. Pellegrini do të nënshkruajë një kontratë 5-vjecare me Kampionët e Italisë, duke përfituar 1.3 milionë euro në sezon.



