Juventusi sfidon Interin për Joao Cancelon
Inter-Juventus nuk është duel vetëm në fushën e lojës por edhe në merkato: Ndeshja mes tyre është e parashikuar të zgjasë akoma më gjatë. Sipas mediave italiane, bardhezinjtë dëshirojnë të befasojnë zikaltërit për Joao Cancelon, duke marrë parasysh edhe pozicionin e ekipit milanez në raport me fair play financiar. Jo vetëm kaq, Zonja e Vjetër i ka shpallur konkurrencë edhe për Cristante të Atalantas dhe Pellegrini të Romës. I pari vlerësohet 30 milionë euro, ndërsa i dyti ka klauzolë 25 milionë.



