Juventusi turpërohet nga Maccabi Haifa, City humb 11-metërsh dhe e mbyll me 10 lojtarë në Kopenhagë (video)
Juventusi pësoi një humbje të turpshme 2-0 në fushën e Maccab Haifas, që jo vetëm i çon drejt zeros mundësitë e “Zonjës së Vjetër” për t’u kualifikuar, por vë në diskutim serioz edhe vendin e tretë.
Një disfatë që vë në diskutim serioz edhe pozicionin e Allegrit, që vështirë se mund të gjejë alibi për këtë paraqitje shumë të dobët.
Të dy golat e takimit i shënuan nga i njëjti autor, Atzili, në minutat 7’ dhe 42’, dhe pavarësisht se kishin më shumë se një pjesë loje në dispozicion për të ndryshuar fatin e ndeshjes, bardhezinjtë ishin të pafuqishëm për të gjetur të paktën një gol. Juventusi ruan vendin e tretë në grup vetëm falë golaverazhit të përgjithshëm më të mirë.
Goli i parë: Atzili 7′
Goli i dytë: Atzili 42′
Sfida e Grupit G mes Kopenhagës dhe Manchester City-t u mbyll pa gola. Cityzens humbën një 11-metërsh me Mahrez në minutën e 25-të, ndërsa pesë minuta më vonë Gomez u ndëshkuar e karton të kuq. Në inferioritet numerik për pjesën më të madhe të lojës, Manchester City u mjaftua me administrimin e lojës.



