Juvja përgatit “stërkëmbëshin”, Milani mund “të humbë” portugezin
Renato Sanches i Lille është një nga emrat më të përfolur të merkatos së verës. Milani mbetet klubi kryesor i interesuar për futbollistin portugez, sigurisht edhe i avantazhuar në garën për shërbimet e tij, por pas përfshirjes së PSG-së, shqetësim për kuqezinjtë bëhet edhe ndërhyrja e Juventusit.
“Le Parisien”, në fakt, shkruan këtë të martë për interesimin e një tjetër skuadre nga Italia. Është pikërisht Juventusi që kërkon t’ia kalojë me “fotofinish” Milanit për firmën e ish-futbollistit të Bayernit. Për ta arritur këtë qëllim, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë gati të heqin dorë nga Rabiot. Maldini dhe Massara duhet të marrim një vendim ditët e ardhshme, sepse Cherubini i Juves është gati t’i befasojë.



