Serie A

Ka dëmtuar meniskun, Mourinho humb për të paktën një muaj anësorin e djathtë

José Mourinho humbet një pjesë të rëndësishme të skuadrës së tij në ndeshjen kundër Helsinkit. Rick Karsdorp u dëmtua në ndeshjen e Europa League-s kundër finlandezëve, ndërsa gjendja e tij po monitorohej në orët në vijim, duke kryer analiza.

Rezultatet nuk janë optimiste: Karsdorp ka dëmtuar meniskun të brendshëm të gjurit të majtë.

Prandaj, Mourinho do të duhet të bëjë pa lojtarin për ndeshjen kundër Atalantës, por periudha e rikuperimit do të jetë më shumë se disa javë.

“Në ditët në vijim, lojtari do t’i nënshtrohet një operacioni në Klinik Gut të St. Moritz, nga doktori Georg Ahlbäumer.”

Siç shihet edhe nga deklarata zyrtare, Karsdorp do t’i nënshtrohet një operacioni që do ta detyrojë të qëndrojë larg fushës për të paktën një muaj.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency