Ka marrë trashëgiminë e Messit, por Fati mund të mos ishte te Barcelona!
Te Barcelona i kanë besuar trashëgiminë e Lionel Messit duke i dhënë fanellën me numër 10 pas largimit të argjentinasit te Paris Saint Germain, por Ansu Fati aktualisht mund të ishte duke mbajtur veshur fanellën e Nice. Mediat ndërkombëtare kanë zbuluar një prapaskenë të merkatos së janarit të vitit 2019-të, kur Ansi Fati ishte vetëm një hap larg kalimit te Nice në France madje babai i Fati u fotografua duke pozuar me fanellën me numër 9 të Nice që do të mbahej nga i biri, por transferimi dështoi për shkak se talenti i lindur nga Guinea Bissau kishte probleme me pasaportën, ndërkohë që tashmë Fati i duhet të ndjekë gjurmët e Messit te Barcelona.



