Ka oferta për Alderweireld, belgu mendon largimin nga Tottenham
Toby Alderweireld vijon të mbetet një problem për Tottenham. Mbrojtësi nuk është në planet e Pochetinos por as nuk pranon të rinovojë në një situatë të tillë ku nuk luan rregullisht duke shtuar zërat e merkatos rreth tij. Chelsea kërkon të përfitojë nga kjo situatë duke i bërë një ofertë deri në 40 mln paund për lojtarin belg i cili ka kontratë edhe një vit me Spurs-at. Për 29-vjeçarin interesohen edhe Manchester United me Barcelonën teksa dëshira e tij është të qëndrojë ende në Premier League.



