Ka shënuar 62 gola në karrierë, ish-portieri i famshëm hedh kandidaturën për president
José Luis Chilavert hyn në politikë dhe kandidon për presidencën e Paraguajit. Ish-portieri, një legjendë e vërtetë e futbollit të Amerikës së Jugut, e ka bërë të ditur përmes një mesazhi në kanalet e tij sociale:
“Pasi reflektova dhe ndjeva përgjegjësinë për të ndërtuar një Paraguaj më të mirë, vendosa të zyrtarizoj kandidaturën time për president, në mënyrë që populli ynë të jetë i lumtur dhe të ndihet krenar që është paraguajan”, shkruan 57-vjeçari, ka qenë prej kohësh portieri me më shumë gola në historinë e futbollit, pasi ka shënuar 54 gola për klubet dhe 8 për ekipin kombëtar, falë aftësisë së tij për të shënuar nga goditjet standarde.




