Ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të La Liga, Getafe gati ofertën për talentin e Realit
Getafe është duke ndjekur me kujdes një prej talenteve të akademisë së Real Madrid. Ai është Sergio Arribas, për të cilin sipas raportimeve nga Spanja, Getafe do të hidhet në sulm në merkaton e dimrit.
Klubi i Getafes e ka vënë re këtë lojtar që po shkëlqen te akademia e “Los Blancos”.
Megjithatë, sipas këtyre raportimeve nga Spanja, Getafe nuk është i vetmi ekip i La Liga që po e ndjek nga afër talentin.
Në kohën e Zinedine Zidane, Sergio Arribas ishte piketuar edhe nga ekipi i parë i madrilenëve, ndërsa me Ancelottin duket se nuk ka vend te skuadra e Realit.



