Futboll

Kalendari/ Shkëndija e nis jashtë me Shkupin, përplasja me Vardarin në tetor

Hidhet shorti që përcaktoi kalendarin e ndeshjeve të Ligës së Parë të Maqedonisë si nisin në muajin gusht. Shkëndija e Tetovës, e cila ka dominuar në futbollin e Maqedonisë së Veriut në vitet e fundit, e nis sezonin në transfertë me Shkupin më 9 gusht.

Përballja e fazës së parë me Vardarin, që konsiderohet rivali i drejtpërdrejtë i kuqezinjve do të luhet në kuadër të javës së 9-të, paraprakisht më 18 tetor. Ndeshja e fundit e kësaj faze është me Renovën në transfertë, më 1 nëntor. Pra fazën e parë Shkëndija e nis dhe e mbyll  jashtë, me 6 ndeshje në total në transfertë e 5 shtëpiake.

Sezoni vjeshtor në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut mbyllët në mes të dhjetorit, me ndeshjet e javës së 7-të të fazës së dytë (Shkëndija pret Pelisterin).

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency