Kalimi tek United, Ancelotti: Çfarë më tha Casemiro në mëngjes
Largimin e Casemiros e konfirmon edhe Carlo Ancelotti. Manchester United ka ofruar 70 milionë euro + bonuse për kartonin e “shkatërruesit” brazilian, të cilin e pret një kontratë 4+1 me 18 milionë euro në sezon.
Trajneri i Realit të Madridit, është ndalur edhe te situata e 30-vjeçarit në konferencën për shtypin përpara ndeshjes me Celta Vigo-n. “Bisedova në mëngjes me Casemiron. Ai më tha se dëshironte të provonte një aventurë të re.
Unë dhe klubi e mirëkuptojmë, duhet ta respektojmë dëshirën e tij duke marrë parasysh atë që ka dhënë për Realin dhe trofetë që ka fituar këtu.
Klubet po negociojnë, lojtari dëshiron të largohet. Nëse ikën, ne kemi ende burime për ta zëvendësuar”, komentoi trajneri italian në lidhje me mesfushorin e kombëtares braziliane.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



