Featured

Kallaku mbetet në Superiore, pritet zyrtarizimi në klubin kryeqytetas

Sherif Kallaku te Partizani është vetëm çështje ditësh. Marrëveshja për huazimin e fantazistit të kombëtares shqiptare te të kuqtë e kryeqytetit është arritur me Lokomotivën e Zagrebit që pas huazimit 6-mujor të Kallakut te Teuta, ka vendosur që për pjesën e dytë të këtij sezoni ta lejë sërish lojtarin të luajë në Kategorinë Superiore, por tashmë te Partizani.

Burime të Supersport bëjnë me dije se transferimi i Kallakut te Partizani do të zyrtarizohet ditën e hënë me lojtarin që do dalë menjëherë në stërvitje me të kuqtë kryeqytetas. Për Kallakun u përfol edhe për një transferim të mundshëm te Laçi dhe te Dinamo në huazim por në fund futbollisti zgjodhi të kuqtë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency