Lajme

Kallaku: Nuk i trembemi Anglisë, duam rezultat pozitiv

Fantazisti i Teutës, Sherif Kallaku ishte në krah të trajnerit të Shpresave Alban Bushi në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes që kuqezinjtë do të luajnë përballë Anglisë nesër në orën 19:00 në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës.

Kallaku deklaroi se kuqezinjtë respektojnë kundërështarin, por nuk trembben nga emri i tyre dhe se nesër do të japin maksimumin për të marrë minimalisht një barazim, që do të ishte rezultat vërtetë pozitiv.

A ka shanse Shqipëria të marrë një rezultat pozitiv ndaj Anglisë?
Futbolli i sotëm ka treguar që ekipet me emër më të vogël mund t’i përballojnë ato me emër më të madh dhe të marrin një rezultat pozitiv. Shpresojmë ta bëjmë edhe ne.

Ju trembin yjet e Anglisë?
Përderisa unë futem në fushë me ata, jam i barabartë dhe nuk më tremb askush. Janë tre rezultate dhe nuk kemi presionin e pikëvë, siç e ka Anglia. Edhe një barazim do të ishte pozitiv për ne.

Cilat janë objektivat e Shqipërisë në këto eliminatore?
Mendojmë ndeshjen e radhës dhe pastaj do shohim vazhdimësinë e Kombëtares.

Sa mendoni se ndikon një takim si ky për të ardhmen e futbollistëve?
Në një të ardhme mund të jetë e mirë, sepse na shërben nga eksperienca. Pse jo dikush nga ne që luan në Superligë, mund të luajë dhe jashtë, do e ketë më të thjeshtë duke u përballuar me këta emra. Të ardhmen ia lëmë kohës. Jemi të qetë dhe e shohim si ndeshje radhe, nuk na tremb asnjë emër.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency