Kaloi në plan të dytë me Solskjaer, Fellaini në merkato
Drejtuesit e Manchester United janë duke marrë në konsideratë shitjen e mesfushorit Marouane Fellaini gjatë merkatos së janarit. Kështu shkruajnë mediat angleze, sipas të cilave paga e lartë dhe mungesa e hapësirave për mesfushorin në “Old Trafford” kanë bërë që belgu të përfundojë jashtë planeve të klubit. Fellaini ishte një lojtar që preferohej shpesh nga ish-trajneri, Jose Mourinho, por me largimin e tij dhe me uljen në stol të Ole Gunnar Solskjaer, 31-vjeçari është “zhdukur” nga fusha e lojës. Për Fellaini kanë shprehur interes Milani, Porto si dhe klube nga Kina dhe Turqia.



