Spanjë

Kalon testet mjekësore, ja kur do bëhet prezantimi i Rudiger te Reali

Antonio Rudiger sapo ka kaluar ekzaminimin përkatës mjekësor përpara nënshkrimit të kontratës së tij si lojtar i Real Madridit. Duke filluar nga ora 12:30 do të zhvillohet ceremonia e prezantimit të futbollistit gjerman.

Qendërmbrojtësi 29-vjeçar iu nënshtrua analizave mjekësore dhe kur u largua nga ambientet e spitalit, firmosi disa fanella për tifozët që ishin mbledhur për të.

Më pas, ish-lojtari i Chelsea-t shkoi për t’u takuar me Florentino Perez dhe për të nënshkruar kontratën që do ta bashkojë me “Los Blancos” për katër sezonet e ardhshme.

Pas vendosjes së firmës, Antonio Rudiger do të prezantohet nga vetë presidenti dhe më pas do të dalë para mediave në konferencën për shtyp para se të pozojë për herë të parë me fanellën e Real Madrid.

Është zbuluar një nga sekretet e prezantimit të Rudiger, qendërmbrojtësi gjerman do të mbajë numrin ’22’ që Isco ka mbajtur deri më tani. Duke mos qenë në gjendje të marrë ‘2’ që ka mbajtur te Chelsea dhe që Carvajal ka te Real Madridi, ai ka zgjedhur ‘22’.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency