“Kam një Kupë Botë përpara”, mbrojtësi anglez “urdhëroi” doktorin ta operonte
Mbrojtësi i Manchester Cityt, Kyle Walker, është sigurt se do të jetë gati për të luajtur në Kupën e Botës. Anglezi iu nënshtrua një operacioni që rezultoi me sukses, pas dëmtimit të që pësoi në ijë gjatë fitores 6-3 të City-t ndaj rivalëve të Manchester United, më 2 tetor.
“Jam i sigurt se do të kthehem në kohë. Kam mjaftueshëm karrierë për të njohur trupin tim.”
Kupa e Botës 2022 fillon më 20 nëntor, me Anglinë që luan në ndeshjen e parë kundër Iranit.
32-vjeçari Walker, i cili ka 70 paraqitje për Anglinë, ka më pak se gjashtë javë kohë për të lënë pas problemet fizike. Walker zbuloi se kërkoi të operohej një ditë pas dëmtimit, në mënyrë që të rriste shanset për të mos humbur Botërorin’
“U tregova pak maniak. Të hënën i thashë kirurgut: “Dëgjo shoku, do të duhet ta bësh, kam një Kupë Bote përpara”. Ai donte ta kryente të enjten, por tha se do të takoheshim pas një ore. Kjo ishte e gjitha, u futa në operacion menjëherë.”



