Lajme

Kameruni e mbyll si kokë grupi, kualifikohet dhe Burkina Faso!

Kameruni e mbylli grupin A të Kupës së Afrikës në vendin e parë në kuotën e 7 pikëve pasi në ndeshjen e fundit në të cilën e kishte siguruar kualifikimin më herët, nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Kepit të Gjelbër. Skuadra e trajnerit portugez Conceicao kaloi e para në avantazh me sulmuesin e saj kryesor Vincent Aboubakar që realizoi në minutën e 39-të, por në fillimin e pjesës së dytë lojtari i Olympiacos Garry Rodrigues që sapo kishte hyrë në fushë barazoi shifrat për Kepin e Gjelbërt që duhet të presë fundin e fazës së grupeve për të mësuar nëse do të avancojë në 1/8, pasi e mbylli grupin në vendin e 3-të dhe shpreson të jetë një nga 4 të tretat më të mira.

U kualifikua si e dyta e grupit Burkina Faso që barazoi gjithashtu 1-1 ndaj Etiopisë. Goli i Befala në pjesën e parë u barazua nga penalltia e Kebede në fillimin e së dytës. Edhe pse mori pikën e parë Etiopia u eliminua nga Kupa e Afrikës ndërkohë që Burkina Faso avancoi më tej pasi u rendit e dyta me 4 pikë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency