Kategoria Superiore

Kampionati i vitit 2020, Tirana thuajse perfekte, surprizë Skënderbeu…

Kampionati i afrohet sprintit final, edhe 11 javë të mbetura për të vendosur gjithçka: titullin, Europën apo mbijetesën, ku na fakt lufta e vërtetë zhvillohet për evitimin e “play out”-it, pavarësisht se Luftëtari dhe Flamurtari po respektojnë kampionatin.

Por si ka ndryshuar fytyra e skuadrave në këtë 2020? Në këtë vit kalendarik janë zhvilluar 8 javë kampionat, dhe klasifikimi virtual i këtyre 8 raundeve na jep një ide më të qartë se si ka ndryshuar forma e skuadrave. Kampionia e vitit 2020 natyrisht është Tirana: 22 pikë nga 24 të mundshmet. Rekordi perfekt prishet nëse mund të thuhet kështu vetëm nga barazimi me Skënderbeun, të gjitha të tjerat, vetëm fitore. Viti i 100-vjetorit ka nisur pikërisht siç ata do të donin.

Nëse vendi i parë i Tiranës nuk është surprizë, ai që befason në këtë klasifikim është vendi i dytë, i përket… Skënderbeut. 17 pikë në këtë vit kalendarik, e kan nisur pa dyshim me një marsh më shumë dhe, nëse do të kishte këtë ecuri dhe në fazat e para, sot do të luftonte për titullin. Ilir Daja, gjatë pauzës ka rikuperuar problemin për të mos marrë pikët vetëm me të mëdhatë. Tri fitoret e fundit radhazi janë konfirmimi.

Në shkallën më të ulët të podit të kampionatit për 2020 qëndron e njëjta skuadër që është e treta dhe në klasifikimin e gjithë edicionit, Laçi i Armando Cungut. Ruan ecurinë e denjë për Europën, pavarësisht ndryshimit të intensitetit të golave nga Nwabueze.

Klasifikimi i vitit kalendarik flet shumë për Kukësin. Në 8 ndeshje të këtij viti, vetëm 13 pikë, qartazi verilindorët nuk kanë ruajtur ritmin e Tiranës, çka ka sjellë edhe parakalimin e bardhebluve dhe distancimin e tyre në krye të klasifikimit. Kampionati nga janari e këtej i rendit verilindorët në vendin e 4-t.

Ndjek Teuta, pavarësisht se me luhatje dhe një sindromë të qartë të mungesës së rezultateve në transfertë, bregdetarët mbeten në binarët e luftës për Europën.

Në vend të pestë, Partizani, 10 pikë në 8 ndeshje nuk janë një ecuri kampionësh dhe ata për këtë arsye janë një hap larg abdikimit. Sormani, i marrë në rrugë e sipër, ka hasur vështirësi për të gjetur rezultatet.

Ndjek me vetëm 1 pikë më pak Vllaznia. Për kuqeblutë mund të shërbejë si ngushëllim, kanë bërë vetëm jë pikë më pak se kampionët, edhe pse u është dashur të ndërtojnë skuadrën mes vështirësish të shumta dhe vijnë nga Kategoria e Parë.

Nëse kampionati do të ishte vetëm i këtij viti, Bylisi sot do të ishte për “play out”: asnjë fitore në këtë vit kalendarik me një fytyrë krejt tjetër. Dovedan duhet të kthejë sa më shpejt suksesin për të mbajtur gjallë ëndrrën.

Mbyllin klasifikimin dy skuadrat e zakonshme, edhe pse me një ndryshim. Flamurtari në vendin e parafundit dhe Luftëtari në të fundit, si pasojë e asaj fitoreje në përballjen direkte. Megjithatë, me këtë rendimetnt, 2019 apo 2020 ato mbeten qartazi si skuadrat që shkojnë drejt rënies së sigurt nga kategoria.

Renditja e vitit 202

Skuadrat             Pikët

1. Tirana              22
2.Skënderbeu     17
3.Laçi                   16
4.Kukësi              13
5.Teuta                11
6.Partizani          10
6.Vllaznia             9
8.Bylisi                 5
9.Flamurtari       4
10.Luftëtari         2

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency