Kategoria Superiore

Kampionati shqiptar humbet gjashtë pozicione/ Na kalojnë Malta, Ishujt Faroe dhe Luksemburgu

Kampionati Shqitar ka pësuar një rënie të dukshme në vitet e fundit në rendtijen e përgjithshme të 55 federatave anëtare të UEFA-s. Abissnet Superiore e sheh veten në vendin e 49-të, duke humbur plot 6 pozicione e duke lënë pas vetes vetëm 6 kampionate europiane. Një renditje e tillë bëhet nga vlerësim ii paraqitjeve të skuadrave të secilit kampionat në arenën ndërkombërtare. Disa prej skuadrave ishin Lihteshtejni, Malta, Ishujt Faroe dhe Luksemburgu.

Në edicionin ekzistues, vetëm Lacci arrit iqë të kalonte një raund, ndërsa Tirana, Vllaznia dhe Partizani nuk ia dolën që të kenë një aventurë të suksesshme në Europë. Dy edicionet e shkuara mund të konsideorhen të suksesshme, teksa në sezonin 20220-2021 Tirana Lacci, Teuta dhe Kukësi kaluan nga një raund, ndërsa në edicionin pasues, kurbinasit avancuan në dy ture, kurse Teuta, Vllaznia dhe Partizani ia dolën që të kalojnë nga një kundërshtar.

Dy edicione nuk ishin mjaftueshmë pasi në sezonet 2018-2019 dhe 2019-2020 vetëm Kukësi kaloi një raund dhe asnjë skuadër tjetër nuk pati sukses, me verën e viti 2020 asnjë ekip nuk arriti që të kishte sukses në arenën ndërkombëtare.
Në anën tjetër ka bërë një progres të kënaqshëm kampionati i Kosovës, që e sheh veten në vendin e 33-të me dardanët që kanë rikuperuar plot 6 pozicione, natyrisht ndihmuar dhe nga prezenca e Ballkanit në fazën e grupeve të Conference League .

Sezoni 2022-2023 Laci kaloi 1 raund, Tirana, Vllazana dhe Partizani asnjë tur
Sezoni 2021-2022 Teuta kaloi 1 raund, Vllaznia kaloi 1 raund, Partizani kaloi 1 raund, Laci kaloi 2 raunde
Sezoni 2020-2021 Tirana kaloi një raund, Laci kaloi 1 raund, Teuta kaloi 1 raund, Kukësi kaloi 1 raund
Sezoni 2019-2020 Partizani asnje raund, Kukësi asnjë raund, Teuta asnje raund, Laci nuk kaloi asnje raund
Sezoni 2018-2019 Kukësi kaloi 1 raund , Luftetari asnje raund, Laci 1 raund, Partizani asnjë raund

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency