Peshëngritje

Kampione Europe në Tiranë, peshëngritësja nga Fieri fiton medaljen e artë

Evangjelia Veli është shpallur kampione e Europës në peshëngritje. 30-vjeçarja nga Fieri triumfoi në stilin e shkëputjes në peshën deri në 55 kg, në Europianin që po zhvillohet në kryeqytetin shqiptar.

Veli kreu me sukses tre provat në 91 kg, më pas 93 kg, teksa e bëri diferencën duke ngritur edhe 95 kg në shkëputje, si asnjë nga rivalet e saj.

Peshëngritësja shqiptare mori medaljen e bronztë vitin e kaluar në këtë kategori, teksa sot u tregua më e mira, duke e merituar medaljen e artë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency