Kampionët rikthehen në Supersport, sigurohet transmetimi i ndeshjes vendimtare për kualifikim
Me statusin e Kampiones së Shqipërisë, Tirana në këtë sezon do të provojë shijen e Champions League teksa bardheblutë e nisin rrugëtimin në kompeticionin prestigjioz europian nga raundi i parë. Shorti vendosi përballë bardhebluve klubin nga Luksemburgu, Dudelange ndërsa në letër këta të fundit ishin rivali më i lehtë për kryeqytetasit.
Ndeshjen e parë, të besuarit e trajnerit Orges Shehi e luajnë në transfertë më datë 6 korrik, ndërsa e kthimit luhet më datë 13 korrik në Air Albania në orën 20:00. Pikërisht, sfida e kthimit dhe ajo që do të përcaktojë fatin e Tiranë në Europë, do të transmetohet ekskluzivisht në Supersport nëpërmjet platformës Digitalb.
Në këtë formë, të gjithë ata që nuk do të kenë mundësinë për të siguruar një biletë për në Air Albania, mund ta ndjekin sfidën nga televizioni në Superspport. Ndërkohë, Tirana vijon përgatitjet për ndeshjen e parë, teksa bardhelutë mbyllën fazën përgatitore në Turqi dhe tashmë janë rikthyer në kryeqytet.
Ekipet e tjera shqiptare që mund t’i ndiqni në Supersport gjatë ndeshjeve europiane:
E Martë 5 Korrik
Shkupi-Lincoln Red Imps 20:45 SS2
E mërkurë:
Inter Turku – Drita 17:00
E Enjte 7 Korrik
Laçi-Iskra 20:00 SS2
Shkëndija-Ararat 20:00 SS3
Gjilani-Liepaja 20:00 SS4



