Futboll

Kampioni i botës një muaj jashtë, çfarë fati për Shqipërinë!

Konfirmohet ajo që te PSG i frikësoheshin më shumë: Kylian Mappe ka pësuar tërheqje në kofshën e majtë, dëmtim që do ta mbajë larg fushave të blerta për rreth një muaj.

Një lajm i keq për parizienët dhe tifozët e Francës, por shumë i mirë, nëse mund të quhet i tillë, për fansat e Kombëtares Shqiptare, pasi sulmuesi i talentuar, kampion bote në fuqi, nuk do të mund të jetë në dispozicion të trajnerit Dechamps për eliminatoren e shtatorit, më konkretisht kundër kuqezinjve, më 7 shtator në “Stade de France”, dhe me Andorrën tri ditë më pas.

Sipas “Le Parisien”, Mbappe rrezikon madje edhe debutimin në Champions për këtë sezon në mes të muajit shtator.

Një problem serioz për trajnerin Thomas Tuchel, i cili nuk ka në dispozicion as Neymarin, i cili deri më 2 shtator, kur të mbyllet merkatoja, nuk do të përfshihet në skuadër. Vetëm nëse dështojnë përfundimisht bisedimet me Barcelonën (si dhe me klubet e tjera të interesuara për brazilianin), 27-vjeçari mund të thirret për të dhënë kontribut në fushën e blertë për kampionët në fuqi të Francës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency