Kategoria Superiore

Kamza cinike, goli i peshon shumë

Kamza po arrin në mënyrë perfekte të kopjojë Luftëtarin e edicionit të shkuar, pasi mbetet skuadra surprizë e kampionatit, me rezultatet dhe renditjen në këto 12 javë. Askush nuk priste që skuadra nga periferia e kryeqytetit të kishte një rendiment të tillë, por sot skuadra e Ramazan Ndreut ka treguar që mbetet një ekip i ekuilibruar në fushë.

Këtë e tregojnë shifrat, jo vetëm pikët, por edhe golat e shënuar dhe ata të pësuar. Kamzalinjtë po tregohen një ekip cinik, i ndërtuar për të synuar pikët, edhe pse në shumë ndeshje kanë dhuruar spektakël në fushë. Në 12 javë kampionat, janë 12 gola të shënuar, me një mesatare një gol për ndeshje, ndërkohë që janë pësuar 9, duke qenë një nga mbrojtjet më të mira të kampionatit.

2 humbjet e pësuara janë minimale, 1-0 në transfertat e Kukësit dhe të Vlorës, duke konfirmuar një skuadër tepër solide. Nga 12 golat e realizuar, 9 vijnë nga sulmuesit me peshë, pasi 5 ka shënuar Plaku dhe 4 Raçiç. Për sfidën me Teutën, trajneri Ndreu mund të buzëqeshë, pasi rikthehet nga skualifikimi mesfushori brazilian Bruno Arrabal, ndërsa mbetet në dyshim kroati Ivan Fustar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency